Lajmet e fundit

Udinese ka siguruar një vend në 1/8 e finales së Kupës së Italisë, pasi mposhti Venezian me përmbysje 2-1 në një ndeshje ku protagoniste ishin edhe dy futbollistë kosovarë.
Venezia kaloi e para në epërsi me golin e Sagrado, por Udinese reagoi shpejt dhe bëri përmbysjen e madhe falë dy golave të Bayo, transmeton Klankosova.tv.
Në golin e parë të Udineses, asistues ishte Mërgim Vojvoda, i cili dhuroi një paraqitje të mirë dhe kontribuoi direkt në rikthimin e skuadrës së tij.
Në anën tjetër, Albian Rrahmani ishte titullar për Venezian dhe pati edhe një mundësi të mirë për të shënuar, por nuk arriti ta konkretizojë.
Kështu, derbi kosovar në Kupën e Italisë i takoi Mërgim Vojvodës, ndërsa Udinese vazhdon rrugëtimin në këtë garë. Në 1/8 e finales, skuadra friulane do të përballet me Atalantën.