Lajmet e fundit

Të shtunën ka filluar edicioni pranveror i Superligës së Kosovës në futboll me dy ndeshje, ku Llapi fitoi si mysafir i Dritës me rezultatin 0-1, ndërsa Fushë Kosova dhe Gjilani barazuan 1-1.
Ndërsa sot me fillim nga ora 13:00, zhvillohen tri ndeshjet e radhës që përmbyllin xhiron e 19:
Dukagjini vs Malisheva, Liria vs Ballkani dhe Prishtina vs Feronikeli 74.
Këto ndeshje transmetohen në kanalet e sportit të platformës Artmotion, me komentimin e Lirim Pecit, Naim Selmanit dhe Andi Shabanit.