Lajmet e fundit
Në Klan Arena, nga 4 deri më 6 shtator, mbahet edicioni i dytë i Prishtina Dance Festival, me pjesëmarrjen e 32 artistëve ndërkombëtarë.
Organizatori Alfred Çoçaj tha në emisionin “Ora 7”, se festivali synon ta promovojë Kosovën në hartën e festivaleve ndërkombëtare të vallëzimit.
“Kemi vendosur të rrezikojmë pak dhe të bëjmë hapa të mëdhenj, në mënyrë që ta qesim Kosovën në hartën e festivaleve internacionale sa më shpejt që është e mundur”, tha ai në Klan Kosova.
Gjatë tri ditëve do të organizohen 28 workshope, tri klasa për fëmijë dhe tetë performanca, ndërsa këto të fundit do të jenë pa pagesë për publikun.