Lajmet e fundit

Zëvendëspresidenti amerikan, JD Vance, ka thënë se Shtetet e Bashkuara po hetojnë sulmin vdekjeprurës ndaj një dasme në Iran, ndërsa një analizë e Reuters sugjeron se objekti mund të jetë goditur drejtpërdrejt nga një municion amerikan.
Shpërthimi ndodhi të martën në një dasmë në qytetin Kuhestak, në jug të Iranit, transmeton Klankosova.tv.
Sipas ekspertëve të armëve, të cilët analizuan fotografi dhe video të verifikuara nga Reuters, dëmet janë në përputhje me një goditje të drejtpërdrejtë nga një municion amerikan dhe jo me një rikoshetim nga një objektiv tjetër.
Sipas autoriteteve iraniane, nga sulmi humbën jetën pesë persona, ndërsa rreth 70 të tjerë u plagosën.
Vance deklaroi se incidenti është duke u hetuar nga pala amerikane.