Lajmet e fundit

Flamuri e stema e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës po shfaqen në qendër të New York-ut.
Nga atje është lajmëruar aktivisti Ervin Toro i cili tha se po shprehin revoltën ndaj vendimit të sotëm për dënimin e ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
“Jemi mbledhur sot këtu në Times Square për t’i dhënë një mesazh shumë të qartë që ne jemi shumë të indinjuar për këtë vendim të marrë nga Haga”, ka thënë Toro për Klan Kosovën.
“Kjo është një padrejtësi e madhe ndaj komunitetit shqiptar dhe prandaj do të ngremë zërin sa më shumë”.