Lajmet e fundit

Artisti i njohur shqiptar, Skerdi, pritet të rikthehet së shpejti me projekte të reja muzikore.
Bëhet fjalë për një EP me pesë këngë, ku njëra prej tyre është bashkëpunim me reperin Fero.
Bashkëpunimi mes dy artistëve pritet të jetë një nga këngët më të veçanta të projektit dhe tashmë ka ngjallur kureshtje te fansat, të cilët presin të dëgjojnë se çfarë ka përgatitur dyshja.
EP-ja pritet të publikohet së shpejti, ndërsa detaje të tjera rreth titujve të këngëve dhe datës së publikimit pritet të bëhen të ditura në ditët në vijim./Klankosova.tv
