17.10.2024, 23:05 · përditësuar para 751 dite1 min lexim
Tenisti italian Jannik Sinner, duket se ia ka marrë dorën fitoreve ndaj Novak Gjokoviqit.
Ai triumfoi për të katërten herë rresht ndaj tenistit serb.
Sinner kësaj radhe triumfoi në gjysëmfinalen e ”Six Kings Slam” në Riad të Arabisë, me rezultat 2-1 në sete (6-2, 6-7 dhe 6-4), transmeton Klankosova.tv
Ditë më parë, Sinner e mposhti Djokovicin edhe në finalen e Shanghai ATP.