Lajmet e fundit
Në kuadër të aktiviteteve "7 Zona, 7 Zjarre, Një Luftë, Një Kujtesë, Drejtësi", sot në Shtabin e UÇK-së në Likoc të Skenderajt është organizuar një tubim i përbashkët i ideuar nga platforma "Liria ka Emër" dhe e organizuar nga Komuna.
Në këtë aktivitet u kujtua sakrifica e dëshmorëve dhe të rënëve të luftës duke përcjellë mesazhin për drejtësi në Hagë.
Gazetari i Klan Kosovës, Kastriot Tahiri i cili e ndoqi nga afër aktivitetin tha se i gjithë organizimi zgjati rreth 1 orë. Në këtë organizim u nisë një zjarr rreth të cilit u ndëruan sakrificat e popullit për liri.
Në organizim morën pjesë numër i madh i qytetarëve.
Për më shumë ndiqni kronikën e mësipërme.