Lajmet e fundit

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka bërë të ditur se 20 autobusë të organizuar nga Plisat dhe Komuna e Prishtinës, kanë marrë rrugë për në qytetin e Pejës.
Atje pas pak pritet të nis ndeshja e vitit, Prishtina vs Drita, ndërsa pjesë e këtij udhëtimi është edhe vet Kryetari Shpend Ahmeti, njofton Klan Kosova.
Më tej përmes llogarisë së tij në facebook, Ahmeti ka njoftuar po ashtu se në ora 16.00 ndeshja do të shfaqet edhe përmes një ekrani tek sheshi ''Zahir Pajaziti''.