Lajmet e fundit
Në Serbi, qytetarët vazhdojnë të glorifikojnë figurën e kriminelit të dënuar të luftës, Ratko Mlladiq.
Gazetarja Ardita Behluli nga Lugina e Preshevës, në emisionin "Edicioni Special" në Klan Kosova tha se pavarësisht presionit ndërkombëtar, Serbia ka pritur në mënyrë të institucionalizuar dhe me prezencë të strukturave shtetërore dhe ushtarake, ardhjen e trupit të Mlladiqit në Beograd.
"Tanimë trupi i Mlladiqit është sjellë në Beograd nga avioni qeveritar. Arkivoli ishte me flamuj shtetërorë të Serbisë dhe në pritje morën pjesë përfaqësues ushtarakë dhe shtetërorë. Këtu nuk bëhet fjalë për varrimin e një personi, por të gjithë kemi marrë një mesazh politik edhe pse Beogradi është në presionin ndërkombëtar, nuk e ka konfirmuar zyrtarisht se a do ta kemi një funeral shtetëror në formën e paralajmëruar që kishim më herët gjatë 24 orëve të kaluara, por mënyra e transportimit të trupit, nderimet dhe përfshirja e strukturave shtetërore dhe ushtarake, këto që normalisht krijojnë përshtypjen e një institucionalizimi të respektit të një personi që ka qenë i dënuar për gjenocid dhe nga e tërë kjo ne shohim një Serbi në kontradiktë të politikës serbe sepse Serbia ka kërkuar integrimin në BE, kurse nga ana tjetër ne shohim një Serbi që vazhdon me narrativën ultra-nacionaliste", tha ajo.