Lajmet e fundit

Richarlison ka arritur marrëveshje personale me Trabzonsporin për pagën, e cila pritet të jetë tre herë më e lartë se ajo që sulmuesi aktualisht përfiton te Tottenhami.
Klubi turk e ka brazilianin si prioritetin kryesor dhe po përgatitet të bëjë një tjetër ofertë për Tottenhamin.
Spurs deri tani kanë refuzuar dy oferta, përkatësisht prej 15 dhe 20 milionë funtesh, ndërsa një propozim i ri pritet të mbërrijë së shpejti.
Trabzonspor po shtyn fort për transferimin e Richarlisonit, me marrëveshjen personale tashmë të arritur mes palëve. /Klankosova.tv