Lajmet e fundit

Trajneri i Austrisë, Ralph Rangnick, e ka quajtur koleg të mirë bashkëvendësin e tij, Franco Foda, njëherësh homologun e tij te Kosova.
Megjithatë, ai para ndeshjes me Kosovën në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, fokusin e vuri te lojtarët dhe jo te vetja dhe Foda.
“Nuk e di. Para së gjithash, ai është një koleg shumë i mirë. Ne flasim, njihemi me njëri-tjetrin. Sa herë që takohemi, na pëlqen të flasim dhe të bisedojmë”, tha Rangnicku.
“Por, ashtu si unë, edhe ai nuk do të luajë”.
“Sigurisht, ai ndoshta do ta analizojë ndeshjen e parë që luajtëm në Vjenë. Ne bëmë të njëjtën gjë. Por në fund të fundit, janë lojtarët ata që duhet të performojnë në fushë”.