Lajmet e fundit
Qindra qytetarë janë mbledhur në Skenderaj, në pritje të shpalljes së verdiktit ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit në Hagë.
Nga Skenderaj po raporton drejtpërdrejt për Klan Kosovën gazetarja Altiana Zogaj, ndërsa për situatën ka folur edhe Agron Kajtazi nga OVL-UÇK në Skenderaj.
Kajtazi tha se të pranishmit janë optimistë dhe presin që katër ish-drejtuesit e UÇK-së të shpallen të pafajshëm.
“Jemi shumë entuziastë se do të ndodhë mrekullia, do të dalim triumfues. Jemi shumë optimistë se kjo do të ndodhë, ngase kemi pasur një luftë të drejtë dhe çlirimtare dhe krerët tanë janë të pafajshëm”, tha Kajtazi.