Lajmet e fundit

Gazetari i Klan Kosovës, Besnik Tahiri po qëndron në veri të Mitrovicës në ditën historike të 16 shtatorit.
Në Speciale të Klan Kosovës, Tahiri bëri të ditur se qytetarët e Mitrovicës kanë vetëm një pyetje “A po lirohen çlirimtarët”, transmeton klankosova.tv.
“Veriu është mjaft mirë sikur në pjesën tjetër të Republikës ka një plan operacional të Policisë së Kosovës për t’u kujdesur për një ditë kaq historike siç është 16 shtatori. Më duhet të them që sapo kam arritur në Mitrovicë, më shumë se 20-30 persona të vetmen pyetje ma kanë bërë ‘A po lirohen?'. prandaj kjo ditë është e dimensionit historik”, u shpreh Tahiri.