Lajmet e fundit

Protestuesit janë larguar nga qendra e Prishtinës dhe kanë vajtur pranë zyreve të EULEX-it.
Gazetari i Klan Kosovës, Flamur Gajtani, ka sjellë pamjet direkt nga vendi i ngjarjes.
“Protestuesit nga sheshi ‘Skënderbeu’ në kryeqytet tashmë ndodhen pranë zyrave të EULEX-it këtu në Zonën Industriale dhe janë duke e shfaqur pakënaqësinë e tyrte lidhur me misionin e EULEX-it në Kosovë”, ka thënë Flamur Gajtani në Klan Kosova.
Ai tha se më herët kishte pasur edhe hedhje fishekzjarrësh nga disa prej tyre në shenjë proteste.