Lajmet e fundit
Armën që dikur vet e mbajti në dorë për ta fituar lirinë, deshi ta përjetësojë.
Automatikun si simbol lufte që e shndërroi në lapidar ish-ushtari i Ushtrisë Çlirimtare, Arif Aliu nga Likoci i Skenderajt, tash po e shikon me sytë e tij.
Nga letra në beton, ai e vendosi tek kur një projekt për UÇK-në ia kërkuan edhe banorët e tjerë.
Projekti që tashmë ka zënë vend në hyrje të Likocit kah Makërmali kushtoi rreth 15 mijë euro u financua nga banorët e lagjes Aliu e Rama.
Puna në të u krye më 15 shtator, 1 ditë para se të shpallej vendimi nga Specialja për çlirimtarët.
E ata ishin shpresëplotë se ish-krerët e UÇK-së do të bënin përurimin e saj, por dënimi që u shqiptua ua veniti shpresat me të madhe.