Lajmet e fundit

Punimet e eskpozuara disi e mbulojnë vjetërsinë e mureve.
Gjendje më të mirë nuk gëzojnë as hapësirat e shkollës që mban emrin Lismir sikur ky katund i Fushë Kosovës.
Kjo situatë e rënduar e këtij institucioni arsimor bëri që prindërit ta bojkotojnë nisjen e vitit të ri, duke lënë 130 filloristë jashtë bankave shkollore për katër ditë.
E tash edhe po të dojnë të vegjlit nuk mund t’u kthehen mësimeve të paktën jo në këtë objekt, pasi që Inspektorati Sanitar që është në kuadër të Ministrisë së Shëndetsisë zyrtarisht të enjten e mbylli përkohësisht.
Prindërit për këtë punë fajin po ia lënë komunës.
Bile, këta thonë se pos në Lismir, diku tjetër nuk pranojnë t’i dërgojnë fmijët për t’i shkolluar.