Lajmet e fundit

Për të 18-ën natë me radhë është mbajtur protesta “Jo në emrin tim” në Prishtinë, ku qindra qytetarë shprehën kundërshtimin ndaj aktgjykimit të 16 shtatorit ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë.
Pas fjalimeve në sheshin “Skënderbeu”, protestuesit marshuan drejt hyrjes së Kuvendit të Kosovës, ku kërkuan nga deputetët votimin e ndryshimit në ligjin për Dhomat e Specializuara.
Ata thanë se votimi i ligjit është obligim ndaj ish-krerëve të UÇK-së dhe luftës së zhvilluar nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës.
“Protestuesit kërkuan gjithashtu që çështja e ligjit për Dhomat e Specializuara të mos përdoret në funksion të zgjedhjes së presidentit, duke theksuar se “presidentin ia kanë borxh Kosovës, ndërsa ligjin UÇK-së”, raportoi nga atje gazetari i Klan Kosova, Kastriot Tahiri.
Në përfundim të protestës u ndezën disa tymuese, disa prej të cilave u hodhën pranë zyrave të Bashkimit Evropian.
Policia e Kosovës ishte e pranishme për të garantuar rendin dhe sigurinë, ndërsa protesta përfundoi pa incidente të tjera. /Klankosova.tv
Ndiqni detajet e plota: