Lajmet e fundit

Lionel Messi i ka dhënë fund karrierës me kombëtaren e Argjentinës, pas 207 paraqitjeve dhe triumfit në Kupën e Botës.
Me largimin e tij, vëmendja është te fanella ikonike me numrin 10. Sipas raportimeve të ESPN Argentina, nëse Lionel Scaloni vazhdon të jetë trajner, numri i Messit pritet t’i besohet talentit 21-vjeçar Nico Paz, transmeton Klankosova.tv.
Paz, i formuar te Real Madridi dhe aktualisht pjesë e Comos, konsiderohet një prej talenteve më premtues të Argjentinës.
Ai deri tani ka 11 paraqitje me kombëtaren dhe shihet si një nga pasuesit e mundshëm të Messit.