Në palestrën “Afrim Bunjaku” në Samadrexhë, të enjten mbrëma vendoset kampioni i Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave.
Në ndeshjen e fundit finale, nga ora 20:00, përballen Samadrexha dhe Shqiponja. Pas katër ndeshjeve rezultati është 2:2. Dhe skuadra që shënon fitore, shpallet kampione, raporton KlanKosova.tv.
Shqiponja e nisi furishëm serinë finale duke e fituar ndeshjen e parë dhe të dytë. Por Samadrexha reagoi duke fituar ndeshjen e tretë dhe të katërt dhe duke dërguar serinë finale në ndeshjen vendimtare.
Pritet që edhe numri i shikuesve të jetë i madh në palestrën e Samadrexhës, që është e njohur për traditën që e ka në hendboll.
●●●
KSHKRIMI NGA
K.E
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.