Lajmet e fundit

Baleti Kombëtar i Kosovës, në bashkëpunim me Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit të Shqipërisë, sjell shfaqjen “Neighbours - From Motherland”, në kuadër të Festivalit Ndërkombëtar të Kërcimit, në Tiranë.
Përmes koreografisë së Brigel Gjokës dhe Rauf “RubberLegz” Yasit, me muzikë nga Rusan Filiztek, artistët e dy trupave sjellin një vepër që ndërthur lëvizjen, trupin dhe përvojat që i lidhin dy vendet tona.
Vepra do të prezantohet si një premierë botërore, duke trajtuar përmes kërcimit temat e rrënjëve të përbashkëta dhe identitetit.
Shfaqja do të prezantohet fillimisht në Tiranë, më 3 dhe 4 tetor, ndërsa më 7 tetor vjen në Prishtinë, në Teatrin Kombëtar të Kosovës./Klankosova.tv

