Lajmet e fundit

NBA ka marrë masa të ashpra ndaj Los Angeles Clippers pas hetimit për shkelje të rregullave financiare dhe përfitime të parregullta në favor të Kawhi Leonard.
Clippers janë dënuar me 30 milionë dollarë dhe kanë humbur pesë zgjedhje të raundit të parë në draftet 2029-2033. Pronari Steve Ballmer është suspenduar për një vit, ndërsa drejtues të tjerë të klubit janë pezulluar.
Vetë Leonard është gjobitur me 700 mijë dollarë, ndërsa ish-menaxheri i tij Dennis Robertson është përjashtuar për pesë vite nga bashkëpunimi me ekipet e NBA-së. /Klankosova.tv