Lajmet e fundit

Shumë nga zhvillimet dhe reagimet brenda Gjykatës Speciale në Hagë nuk janë parë nga publiku, pas shpalljes së vendimit dënues ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Kështu bëri të ditur nga Haga, gazetarja e Klan Kosovës, Rina Mujku, e cila tha se pas vendimit ka pasur reagime të shumta, ndërsa ndër më të ashpra kanë qenë ato të avokatëve mbrojtës.
“Disa nga reagimet më të ashpra këtu kanë qenë nga avokatët mbrojtës kryesorë, edhe të Thaçit, edhe të Veselit. Edhe pse kur kanë hyrë këtu kanë qenë tejet pozitivë, mirëpo gjatë procesit janë shtangur”, ka deklaruar Mujku.
Sipas saj, atmosfera pas vendimit ka qenë e rënduar, ndërsa reagimet e avokatëve kanë reflektuar zhgënjimin dhe qëndrimin e tyre ndaj vendimit të marrë nga gjykata./Klankosova.tv