Lajmet e fundit
Punëtorët që mirëmbajnë hapësirat e Termocentralit Kosova A dhe Kosova B kanë dalë për të protestuar para zyrave të KEK-ut me disa kërkesa.
Gazetarja e Klan Kosova, Endrita Bajrami, tha se të njëjtit punëtorë, kanë bërë të ditur se paguhen nga një kompani private e cila thuhet se ka marrëveshje me KEK-un, por, sipas punonjësve, kjo kompani po i shkel të drejtat e tyre, transmeton KLankosova.tv.
Njëra nga punëtoret, deklaroi për Klanin se njëra prej kërkesave është rritja e pagës.
“Nuk po kemi ku me u drejtu. Nuk po merr masa kurrkush hiç. Nuk po e paguan as Trust-in”, u shpreh kjo punëtore.
Se çka tjetër po kërkojnë këta punëtorë, kuptojeni përmes videos së mëposhtme: