Lajmet e fundit

Populli i shpalli të pafajshëm, por gjykata i dënoi në emër të tij.
E, para se të bëhej publik verdikti për katërshen e UÇK-së, me plot shpresë i madh e i vogël, burra e gra u tubuan në sheshin e Klinës për të ndjekur krejt seancën, raporton Klan Kosova.
Përderisa minutat kalonin, emocionet, brohoritjet e përkrahja për ish-krerët e UÇK-së nga larg, veç shtohej.
Por entuziazmi u ndal në gjysmë, kur mësuan se të katërtit bashkë do të vuajnë 81 vjet burg.
Ky vendim, si qytetarëve , edhe kryetarit të kësaj komune Zenun Elezajt, iu duk fort i padrejtë.
Dikush s’mundi të pajtohej hiç se në vend të agresorit u dënua viktima.
Edhe bashkëluftëtarët e pritën me shumë mllef vendimin e trupit gjykues.
Por pavarësisht mërzisë, këta ende kanë shpresë se çlirimtarët do të kthehen në tokën e tyre.
Zymtësia e vendimit disi u ndje pak më shumë, disa kilometra larg Klinës në Aqarevën dhjetëshit të UÇK-së, Rexhep Selimin.
Ndiqeni të plotë kronikën në vijim: