Lajmet e fundit

Një incident është raportuar mbrëmjen e së mërkurës ku një trafo në rrugën “Muharrem Fejza” në Prishtinë u kaplua nga zjarri.
Komandanti i Zjarrfikësve për rajonin e Prishtinës, Abdusamed Shkodra, ka konfirmuar Klankosova.tv se nuk bëhet fjalë për diçka serioze, pasi janë djegur vetëm disa kabllo.
Sipas tij, situata është vënë nën kontroll dhe nuk ka persona të lënduar.
Në ora 21:30 kemi pranuar informatën për djegien e një trafo në rrugën Muharrem Fejza në Prishtinë, nuk ka diçka serioze, po vetëm kallja e disa kabllove. Aktualisht , gjithçka është vënë nën kontroll dhe nuk ka asnjë të lënduar.