Lajmet e fundit

Xhavit Jashari, kryetar i Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve të Luftës së UÇK-së, i është gëzuar lajmit për ngritjen e aktakuzës së Prokurorisë Speciale të Kosovës ndaj 35 personave që kanë kryer krime lufte në Prekaz.
Sidoqoftë, ai nuk e la pa përmendur se kjo aktakuzë erdhi vonë – gjithsesi, sipas tij, më mirë vonë se fare.
“Kësaj popullorçe do t’i them, më mirë vonë se sa kurrë. Mendoj se ka kaluar një periudhë kohore dhe institucione është dashtë të punojnë më shumë në këtë drejtim, që të mbledhin dëshmi, që të argumentojnë fuqishëm, ani pse Kosova ka kalu në disa periudha të administrimit të UNMIK-ut, qoftë të EULEX-it, që nuk kanë bërë asgjë, por nga viti 2008 është dashtë institucionet, në këtë rast, qeveritë, të punojnë më shumë kur kihet parasysh që në Kosovë kanë ndodhur shumë masakra dhe askush nuk është vendosë në bankën e të akuzuarve dhe nuk ka dënim deri më tani të gjithë ato që i ka kry”, ka thënë Jashari në Edicionin Special të Klan Kosovës.
“Megjithatë, ne i inkurajojmë institucionet e drejtësisë që të punojnë më shumë, më fuqishëm, ani pse është problem tani edhe në argumentimin e dëshmive, gjurmëve, por edhe të dëshmitarëve, sepse është një periudhë kohore, siç thashë, janë 28 vjet pas përfundimit të luftë”.