Lajmet e fundit

Kylian Mbappe raportohet se ka qenë një nga objektivat e një grupi kriminal të dyshuar në Francë për grabitje dhe përgatitje rrëmbimesh.
Sipas “Le Parisien”, në listën e grupit ishin 26 persona të pasur dhe të njohur, mes tyre futbollistë, reperë dhe biznesmenë, në mesin e emrave ishte edhe ylli i Real Madridit, transmeton Klankosova.tv.
Policia ka arrestuar një 18-vjeçar, i cili dyshohet se drejtonte planet kriminale. Ai ndodhet në izolim, ndërsa hetimet vazhdojnë për të zbardhur nëse plani ndaj Mbappés ishte konkret dhe sa larg kishte avancuar.