28.06.2026, 20:29 · përditësuar para 108 dite1 min lexim
Fituesi i edicionit të katërt të Big Brother VIP Kosova, Londrim Mekaj, ka dhënë rrëfimin e parë ekskluziv që nga dalja e spektaklit, për emisionin “Sol” në Klan Kosova.
Gjatë intervistës, Londrimi tha se është duke shijuar jetën dhe duke i realizuar ëndrrat e kamotshme, transmeton Klankosova.tv.
“Kur diçka më duket e pabesueshme, i them vetes ndalu, shijoje momentin sepse këtë e ke dashur gjithmonë”, u shpreh ai për Klan Kosova.
Pos tjerash, ai foli edhe për rrugëtimin e tij në BBVK, jetën private e familjen. /klankosova.tv.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
A
SHKRIMI NGA
A.Ha
Editorial nga Klan Kosova — ndjek big brother vip 1 dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.