Lajmet e fundit

Lautaro Martinez ka konfirmuar se Barcelona ishte e interesuar për transferimin e tij gjatë afatit kalimtar të verës.
Kapiteni i Interit pranoi se interesimi nga gjiganti katalanas ishte një “nder i madh”, por theksoi se dëshira e tij ishte të qëndronte në Milano.
“Barcelona është një klub i madh dhe interesimi i tyre ishte një nder i madh, por unë zgjodha të qëndroj këtu”, ka deklaruar Martínez, transmeton Klankosova.tv.
Argjentinasi, është pjesë e Interit që nga viti 2018, mbetet një nga lojtarët kryesorë të skuadrës zikaltër dhe vazhdon aventurën e tij në Milano.