Lajmet e fundit

Rruga Fushë Kosovë - Prishtinë tashmë është liruar dhe protestuesit janë larguar nga ambientet përreth objektit të EULEX-it.
“Tanimë gjithçka i është kthyer normalitetit, rruga është liruar për qarkullim dhe siç mund të shihet pra edhe aktualisht veturat po qarkullojnë pa ndonjë problem nga Fushë Kosova në drejtim të Prishtinës duke pasur parasysh që rreth një orë më parë këtu nuk mund të kalohej meqenëse kishte numër të konsiderueshëm të qytetarëve protestues të cilët kishin ardhur tek selia e EULEX-it që gjendet këtu pranë”, tha gazetari i Klan Kosovws, Flamur Gajtani.
“Ata kishin vazhduar duke qëndruar fillimisht për disa miuta dhe më pas edhe duke hedhur gurë dhe mjete piroteknike në drejtim të objektit të EULEX-it”.
“Në dy raste të ndara u desh edhe intervenim i forcave të rendit, por edhe të zjarrfikësve të cilët erdhët për të shuar zjarrin i cili ndizej nga fishekzjarret të cilat hidheshin nga protestuesit”.