Lajmet e fundit
Dasma e këngëtares së njohur shqiptare, Kida, është bërë temë diskutimi sot në emisionin “Ora Shtatë”.
Përpos madhështisë së ceremonisë, gazetari i Klan Kosova, Miftar Zejnullahu dha se vëmendje morën edhe personazhet e ftuara në dasmë, transmeton Klankosova.tv.
“Pamë disa fytyra që i kemi dëgjuar që nuk flasin me njëri-tjetrin, si rasti i Dafinës që është aluduar se ajo nuk ka folur me Kidën për një kohë të gjatë. Por çfarë më bëri përshtypje ishte Luana Vjollca në të njëjtin vend bashkë me Dafina Zeqirin, të cilat kanë qenë armike të përbetuara në industri, për shkak të Krenarit, i cili ka qenë në lidhje me të dyja”, tha ai.