Lajmet e fundit

Një emision i ri kushtuar gatimit vjen në ekranin e Klan Kosovës.
“Kuizinë”, nën drejtimin e Labinot Haxhiut, sjell një format të ri për adhuruesit e kuzhinës dhe recetave.
Emisioni do të transmetohet nga e hëna deri të premten, duke nisur sot në ora 17:20.
Përmes “Kuizinë”, shikuesit do të kenë mundësi të ndjekin receta, përgatitje të ndryshme dhe momente nga kuzhina, në një format të ri televiziv.
“Kuizinë”, nga sot, çdo ditë nga e hëna në të premte, në ora 17:20, në Klan Kosova.