Lajmet e fundit
Koha e thyer.
Ky është kryetitulli i fotografive të Osman Demirit, të cilat rrojnë edhe të vetme edhe si diptik e triptik, por edhe si vetë koha e tërë, si një rrjedhë e pandalshme.
Por sipas Demirit, vetëm se është e pandalshme, kjo nuk do të thotë që koha është e pathyeshme. Ajo vjen në formë fragmentesh.
Këto foto të tij u ekspozuan në Prishtinë gjegjësisht në galerinë Çahili më 29 shtator, ku sa u pa po aq u fol për konceptin kohë dhe për të gjitha mënyrat se si ajo prek jetën njerëzore si unë e kolektiv.
Por çfarë është koha e thyer për Osman Demirin?