Lajmet e fundit
Opinionisti Melazim Koci ka thënë se nëse kryeministri në detyrë, Albin Kurti, dëshiron zgjedhjen e presidentit të Kosovës, ai lehtësisht mund t’i gjejë numrat.
Në Rubikon të Klan Kosovës, ai ka thënë se përveç 12 deputetëve të LDK-së, që i kanë thënë “Po” marrëveshjes me Vetëvendosjen për emrin e Bekim Sejdiut si kandidat, sipas tij, Kurti mund të kërkojë edhe mbështetjen e shtatë deputetëve nga Aleanca.
“Nëse e ka sinqerisht dhe i mungojnë gjashtë vota, kërkesat e Aleancës janë shumë të arsyeshme. Ata nuk kërkojnë asgjë për vete. I kanë gjashtë kërkesa dhe cila prej tyre nuk bën sens? Dhe, nëse Kurti dëshiron ta zgjedh presidentin i ka 12 vota të LDK-së dhe 7 të Aleancës.”, ka thënë Koci.
Ai ka thënë se me përmbushjen e këtyre pikave, Aleanca nuk fiton pushtet, derisa Kurtit i mundësohet qeverisja për katër vitet e ardhshme.
“Me përmbushjen e këtyre pikave, atij I mundësohet të qeverisë për 4 vjet. Aleanca mbetet krejtësisht jashtë pushtetit.”, ka thënë Koci. /Klankosova.tv