Lajmet e fundit

Kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi, foli për fillimin e festivalit të vjeljes së rrushit, “Hardh Fest”.
Ai përmendi karnavalin si risi në kuadër të festivalit, duke thënë se jep mesazh dhe kuptim që Rahoveci është destinacion i rëndësishëm.
“Këshilli Organizues që zakonisht kryetari i komyunës e themelon me vendim të posaçëm, ka kriju një përvojë të begatshme në pikëpamje të organizimit, pasurimit dhe risive që i ka Festivali i Vjeljes së Rrushit ‘Hardh Fest’”, ka thënë Latifi në Edicionin Special të Klan Kosovës.
“Kësaj radhe, natyrisht që ka risi, dhe ky karnaval që është mbajtë si aktivitet, mbase i kësaj natyre për herë të parë, i ka dhanë shije, i ka dhanë kuptim dhe mesazh që Rahoveci është destinacion i rëndësishëm, jo vetëm i bujqësisë dhe prodhimit të produkteve bujqësore, si të rrushit, perimkulturës, etj., por është edhe një festival tashmë i traditës i cili po mbledh shumë vizitorë, bashkëkombës shqiptarë, vizitorë nga shtetet e rajonit, korin diplomatik, vizitorë të huaj, edhe për shkak të një përvoje të begatshme”.