Lajmet e fundit

Inter është pranë një ndryshimi të rëndësishëm në strukturën drejtuese. Dario Baccin pritet të emërohet drejtor i ri sportiv i klubit, pas largimit të pritshëm të Piero Ausilios.
Baccin ka qenë krahu i djathtë i Ausilios gjatë viteve të fundit dhe tani pritet të marrë përgjegjësinë e plotë, duke u emëruar në mënyrë të përhershme në këtë pozicion, raporton Klankosova.tv.
Pas një periudhe të gjatë bashkëpunimi me Ausilion, Baccin shihet si zgjedhja e natyrshme për të vijuar punën në drejtimin sportiv të zikaltërve. /Klankosova.tv