Lajmet e fundit

Shumë përmbajtje të rreme, që duken shumë realiste, po vazhdojnë të krijohen me Inteligjencë Artificiale dhe po shfrytëzohen sidomos gjatë fushatave zgjedhore për t’i dëmtuar kundërshtarët politikë.
Një numër i konsiderueshëm i tyre gjetën vend në raportin e “Demokraci dhe Teknologji” për monitorimin dhe analizimin e mjedisit mediatik në Kosovë për vitet 2025–2026, raporton Klan Kosova.
Analiza thekson rritjen e përdorimit të imazheve të manipuluara dhe përmbajtjeve të krijuara për dezinformim, sulme ndaj figurave politike dhe përhapje të mizogjinisë online.
Në konferencën e mbajtur gjatë ditës së sotme, u tha se kjo propagandë më së shumti në kohë elektorale i atakoi gratë në politikë.
Si përfundim, raporti vlerëson se përballja me keqinformimi online kërkon monitorim të vazhdueshëm, forcim të kapaciteteve të mediave dhe verifikuesve të fakteve, si dhe edukim më të madh mediatik. /Klankosova.tv