Lajmet e fundit

Kreu i PDK-së, Bedri Hamza, në një konferencë për media ka thënë se populli i Kosovës u zhgënjye me vendimin dënues ndaj ish-krerëve të UÇK-së për krime lufte.
Ai tha se sot u dënua Kosova, por se sipas tij, fjala e fundit e drejtësisë ende nuk është dhënë, transmeton Klankosova.tv.
“Sot, të dënuar jemi të gjithë, si popull dhe i shtet. Sot është një ditë e rëndë për Kosovën, por sot nuk përfundon as historia as beteja jonë për të vërtetën. Procesi juridik nuk ka përfunduar dhe fjala e fundit e drejtësisë ende nuk është thënë”, tha Hamza.