Lajmet e fundit

Ish-luftëtari i UÇK-së Shpend Gjocaj, ka folur rreth shpalljes së aktgjykimit ndaj katërshes së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, u dënuan me gjithsejt 81 vjet burgim.
Gjocaj tha se kjo gjykatë është për të kënaqur apetitet e Rusisë.
Ai theksoi se kjo gjykatë nuk duhet të lejohet më kështu.
"Ka edhe shumë e shumë njerëz të tjerë që janë në listë të cilëve do t'u shkojnë ftesat tani dhe unë guxoj, e kam thënë edhe në një video private sot nuk më intereson se çka mund të pasoj për këtë që them tani, por unë guxoj t'u them "Asnjë person tjetër kur merr ftesë nga kjo gjykatë të mos i respektoj"", deklaroi Gjocaj në Klan Kosova.