Lajmet e fundit

Federata e Futbollit të Kosovës ka ndarë pamjet e ndeshjes mes Kosovës dhe Austrisë, e zhvilluar mbrëmë në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Në pamje shfaqet gjithçka, nga hyrja e tifozëve deri te minutat e fundit të ballafaqimit, transmeton Klankosova.tv.
Ani pse Kosova nuk doli me fitore nga fusha e gjelbër, tifozë e qytetarë ishin krenarë për rezultatin barazues e Dardanëve me Austrinë.