Lajmet e fundit

Cremonese ka bërë befasinë në 1/16 e finales së Kupës së Italisë, duke eliminuar Parmën në udhëtim me rezultat 0-2.
Skuadra nga Serie B e zgjidhi ndeshjen që në pjesën e parë. Simone Lottici Tessadri shënoi për 0-1 që në minutën e pestë, ndërsa Adin Licina, vetëm 19-vjeç, dyfishoi epërsinë në minutën e 41-të, transmeton Klankosova.tv.
Me këtë fitore, Cremonese siguroi një vend në 1/8 e finales, ku do të përballet me Comon.
Por, pavarësisht fitores së madhe, mbrëmja mori një kthesë të papritur. Vetëm disa orë pas përfundimit të ndeshjes, Cremonese njoftoi shkarkimin e trajnerit Marco Giampaolo.
Ndërkohë, Parma u eliminua nga Kupa në shtëpi, ndërsa në fund të takimit rreth 4,500 tifozë në “Tardini” e përcollën skuadrën me vërshëllima.