Lajmet e fundit

“E errët asht nata” titullohet ekspozita e artistit Mehmet Behluli, kuruar nga Dren Maliqi e cila hapet sonte nga ora 19:00, në Galerinë Qahili në Prishtinë.
Një ekspozitë për dashninë, dhimbjen, kujtesën dhe shpresën — për vendin ku jetojmë dhe atë që ende presim të bëhet më mirë.
Në këtë ekspozitë shfaqen edhe materiale të lidhura me zanatin e nënës së tij, rrobaqepësinë. Për Behlulin, këto nuk janë vetëm objekte, por mbartëse të kujtesës dhe një homazh për gratë e një brezi që, kanë mbajtur shumëçka mbi supe dhe shpesh në heshtje.
Përmes rrobave, stofit, objekteve dhe materialeve të tjera, artisti e sjell historinë në një formë intime — duke e lidhur të kaluarën personale me atë të Kosovës.
Ekspozita do të qëndrojë e hapur deri më 25 shtator 2026./KlanKosova.tv
