Lajmet e fundit

Dolly Parton ndërroi jetë në moshën 80-vjeçare, pasi po përballej në fshehtësi me një sëmundje të rëndë. Përfaqësuesit e saj konfirmuan se këngëtarja kishte luftuar për një kohë të shkurtër me kancerin dhe ndërroi jetë më 25 gusht në Vanderbilt-Ingram Cancer Center, e rrethuar nga njerëzit e saj të dashur.
Në një deklaratë për Page Six, përfaqësuesit e Parton thanë se ajo “u përball me guxim me një betejë të shkurtër kundër kancerit”, por nuk bënë të ditur llojin e kancerit.
Ata vlerësuan trashëgiminë e saj, duke theksuar se Parton e kaloi gjithë jetën dhe karrierën duke sjellë “gëzim, të qeshura, shpresë dhe integritet” në gjithçka që preku. Sipas tyre, bujaria e saj e jashtëzakonshme preku jetën e miliona njerëzve.
Përfaqësuesit kujtuan gjithashtu kontributin e saj përmes Imagination Library, programit të saj që ka shpërndarë qindra miliona libra për fëmijë, si dhe mbështetjen për kërkimet shkencore që ndihmuan në zhvillimin e një vaksine jetëshpëtuese të përdorur në mbarë botën.
Vdekjen e Parton e konfirmoi edhe nipi i saj dhe ish-kreu i sigurisë, Bryan Seaver, përmes një videoje të publikuar në Instagram, transmeton Klankosova.tv.
“Po përfaqësoj sot familjen Parton dhe Owens për të njoftuar ndarjen nga jeta të hallës sime, Dolly Rebecca Parton Dean”, tha Seaver, duke e përshkruar atë si motër, hallë dhe gjyshe për breza të ndryshëm të familjes.
Ai tregoi se Parton i kishte kërkuar vite më parë që, kur të vinte dita, të kujdesej për njoftimin e vdekjes së saj.
Seaver zbuloi gjithashtu një nga dëshirat e fundit të Parton: ajo i kishte kërkuar të prehej “në një shtrat të bukur me pambuk të butë”.
“Pas një jete të tërë duke veshur gurë të rëndë shkëlqyes, ajo më në fund meriton të jetë rehat”, tha ai.