Lajmet e fundit

Gazetarja e Klan Kosovës, Vesa Hoda, ndodhet në Aeroportin “Adem Jashari”.
Aty pritet të arrijnë familjarët, respektivisht, djemtë e ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Endriti i Hashim Thaçit e Klestori i Kadri Veselit.
Ata po kthehen një ditë pas vendimit të Gjykatës Speciale në Hagë për t'i dënuar ish-krerët e UÇK-së, Thaçin, Veselin, Jakup Krasniqin e Rexhep Selimin.
“Tash kemi ardhur te aeroporti ndërkombëtar 'Adem Jashari' ku po pritet pas pak minutash të arrijnë edhe djemtë e ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Klestor Veseli, djali i Kadri Veselit, dhe Endrit Thaçi, djali i Hashim Thaçit”, tha Hoda.
Përndryshe, Endrit Thaçi tha në një reagim pak orë më parë se do t’u bashkohej protestuesve sapo të kthehej në Kosovë.
Pritja e familjarëvë është organizuar nga Rinia Demokratike e Kosovës, ndërsa protestat e zhvilluara sot në Prishtinë dhe në qytete të tjera nuk janë organizuar nga ky subjekt.