Lajmet e fundit

Përderisa ishte brenda shtëpisë më të madhe në vend, në Big Brother VIP Kosova, Benita Zena kishte deklaruar se nuk i beson lidhjes së mundshme mes Elijonës dhe Klodit, atë kohë vetëm ishin shokë.
Të premten, në “Kosova Today”, artistja u pyet pikërisht rreth kësaj intuite të saj, transmeton Klankosova.tv.
“Nuk po du me i jep kurrkujt hapësirë në këtë intervistë. Atë deklaratë e kam pasë për krejt çiftet, dhe definitivisht nuk ia du ndarjen askujt, se nuk e di, pa marrë parasysh a e kemi çu mirë apo keq brenda, jam femër vet, dhe e di qysh e përjeton dikush ndarjen”, u shpreh Benita në Klan Kosova.