Lajmet e fundit

Vendimi i Gjykatës Speciale në Hagë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka nxitur reagime edhe nga figura të njohura të shoë bizzit vendor.
Disa prej artistëve shqiptarë kanë shprehur publikisht qëndrimet e tyre përmes rrjeteve sociale, duke reaguar kundër vendimit.
Në mesin e artistëve që kanë reaguar janë Dafina Zeqiri, Xhensila Myrtezaj, Tayna, Elijona Binakaj, Noizy, Elvana Gjata, Leonora Jakupi, Blero, Gjesti dhe Don Xhoni.
Përmes postimeve të tyre, artistët kanë përdorur mesazhe të ndryshme për të shprehur kundërshtimin ndaj vendimit.
“Dënim i turpshëm”, “Jo në emrin tim” dhe “Marre”, janë disa prej reagimeve të publikuara prej tyre./Klankosova.tv









