Lajmet e fundit

Më 10 shtator e kishte caktuar vizitën në Beograd.
Por, komisionerja për zgjerim e Bashkimit Evropian, Marta Kos, anuloi terminin në fjalë, raporton Klan Kosova.
Shkak u bë vetë shteti nikoqir, Serbia, që mbrëmjen e së enjtes e mori trupin e pajetë të kriminelit të dënuar të luftës, Ratko Mlladiq, e të cilit do t’i organizojë ceremoni shtetërore varrimi në kryeqendrën serbe.
Diplomatja sllovene thotë se kjo i kujton Evropës faqet më të errëta të historisë së kohëve të fundit.
Presidenti serb përqeshi këtë vendim të Kosit, duke i thënë se "ky shpjegim ishte i shkurtër e budallallëk".