( 0 Votes )
Presidenti serb Boris Tadiç do të diskutojë sot në Bruksel me përfaqësuesen e lartë të BE-së për politikë të jashtme dhe siguri Catherine Ashton.
Në këtë takim pritet të qartësohet nëse rezoluta për Kosovën do të ndryshojë apo jo nëpërmjet një kompromisi të arritur mes Beogradit dhe Brukselit.
Agjencia e lajmeve serbe Tanjug njofton se bisedimet do të jenë një mundësi, për të gjetur një kompromis që nuk do të kalonte të ashtuquajturën “Linjë të kuqe” të Beogradit për njohjen e pavarësisë së Kosovës, por edhe që do të kënaqte Fuqitë e Mëdha gjithashtu.
Presidenti serb Tadiç, ka përsëritur më herët gatishmërinë e Serbisë për të bashkëpunuar me Bashkimin Evropian për gjetjen e një kompromisi, por gjithashtu ka theksuar se Serbia nuk do të pranojë një dokument që është i dëmshëm për interesat kombëtare të vendit të tij.
Vendet që e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, kanë kundërshtime në tekstin e rezolutës për Kosovën në të cilën Serbia ia ka dërguar AP-së së OKB-së dhe e cila do të diskutohet më 9 shtator.
Presidenti serb Boris Tadiç do të diskutojë sot në Bruksel me përfaqësuesen e lartë të BE-së për politikë të jashtme dhe siguri Catherine Ashton.Në këtë takim pritet të qartësohet nëse rezoluta për Kosovën do të ndryshojë apo jo nëpërmjet një kompromisi të arritur mes Beogradit dhe Brukselit.
Agjencia e lajmeve serbe Tanjug njofton se bisedimet do të jenë një mundësi, për të gjetur një kompromis që nuk do të kalonte të ashtuquajturën “Linjë të kuqe” të Beogradit për njohjen e pavarësisë së Kosovës, por edhe që do të kënaqte Fuqitë e Mëdha gjithashtu.
Presidenti serb Tadiç, ka përsëritur më herët gatishmërinë e Serbisë për të bashkëpunuar me Bashkimin Evropian për gjetjen e një kompromisi, por gjithashtu ka theksuar se Serbia nuk do të pranojë një dokument që është i dëmshëm për interesat kombëtare të vendit të tij.
Vendet që e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, kanë kundërshtime në tekstin e rezolutës për Kosovën në të cilën Serbia ia ka dërguar AP-së së OKB-së dhe e cila do të diskutohet më 9 shtator.
| < Paraprake | Pasuese > |
|---|
Të reja:
- 08/09/2010 18:23 - Rezoluta serbe për Kosovën përfundimisht, ndryshoi
- 08/09/2010 15:16 - Ligji për kategoritë e luftës, i papranueshëm për KMDLUÇK
- 08/09/2010 12:00 - Sulmohet në Ferizaj ekipi i Klan Kosovës
- 08/09/2010 08:26 - Zv/kryeministri shqiptar dhe Ministri i Punëve të Jashtme Ilir Meta lobon për Kosovën
- 07/09/2010 11:37 - "Fol" kërkon qasje në dokumentet zyrtare për autostradën Morinë-Merdare
Të vjetra:
- 07/09/2010 06:22 - Kryeministri Thaçi konfirmon njohjen e Kosovës nga Katari
- 06/09/2010 11:45 - Plagosen me armë 3 nxënës në Ferizaj, drejtori shkon në manifestim
- 06/09/2010 10:11 - Rrahje masive në Zveçan, lëndohen civilë, goditen policë të EULEX-it
- 06/09/2010 09:58 - Serbia nuk e tërheq rezolutën për Kosovën
- 06/09/2010 09:29 - QKUK pret me tapet të kuq drejtorin Ali Sadriu
Sonte në KlanKosova
- Konfidencë
-
Pse gjuajm tepi në prrocka lumejsh? Sa është i ndotur ambjenti jone dhe kur do të mbushemi mend?
Këtë mbrëmje në ora 19:40 mysafir në Konfidencë profesori i bujqësië: Xhevdet Elezi. - Zona e Debatit
-
Pas lajmeve qëndrore ju pret emisioni: Zona e Debatit ora 20:45.
Tema e cila do të diskutohet: Kush është tradhëtar e kush është Patriot. - Law&Order
-
Policia kapë një njeri i cili duket të jetë një nga dy njerëzit të përfshirë në një rast përdhunimi, ku viktimë ishte një gazetare e famshme. I dyshuari vendos të hesht dhe te merr një avokat.
Law&Order: Special Victims Unit episodi i ri në ora 23:10.

