( 0 Votes )
Policia kufitare në Portin e Durrësit ka identifikuar dhe arrestuar 9 shtetas kosovarë, të cilët po tentonin të kalonin në mënyrë të paligjshme kufirin shqiptar përdrejt Italisë, duke përdorur dokumente të falsifikuara.
Burime nga policia e Durrësit konfirmuan për agjencinë NOA se nëntë të arrestuarit kërkonin të përfitonin nga fluksi i kalimit të automjeteve dhe pasagjerëve dhe të udhëtonin drejt Italisë me dokumente krejt false apo pjesërisht të falsifikuara.
Policia njofton se personat e arrestuar gjatë fundjavës në Portin e Durrësit janë 26 vjeçari Valon Krasniqi, nga Malisheva e Kosovës, i cili kishte falsifikuar një leje qëndrimi zvicerane në pasaportën e tij, 34 vjeçari Driton Veliu, nga fshati Rahovec i Kosovës, i cili po tentonte të kalonte kufirin me një pasaportë kosovare ku kishte një vizë sllovene të falsifikuar, 27 vjeçari Gzim Malsori nga fshati Krushë e Madhe e Komunës Rahovec, 25 vjeçarja Fahrije Buzhala, nga Skënderaj i Kosovës, e cila kishte në pasaportën e saj një vizë gjermane të falsifikuar, 34 vjeçari Semedin Gashi nga Suhareka, 39 vjeçari Trojan Panikaj nga Prizreni, 26 vjeçari Bekim Murtezi nga Ferizaj, 19 vjeçari Driton Hajdaraj nga Gllogovci i Drenicës.
Lidhur me arrestimet në fjalë policia kufitare e Portit të Durrësit pas kryerjes së hetimeve sekuestroi në cilësinë e provës materiale dokumentet e përdorura nga shtetasit e lartpërmendur. Materialet ndaj të nëntë të arrestuarve kosovarë për veprën penale të falsifikimit të dokumenteve dhe kalimit të paligjshem të kufirit shtetëror iu kaluan për ndjekje Prokurorisë së Durrësit.
Policia e Durrësit po ndjek në gjendje të lirë edhe 24 vjeçarin iranian me iniciale F.A, banues në Hauler të Iranit, i cili po tentonte të kalonte kufirin në mënyrë të paligjshme drejt Italisë, me një nga tragetet e linjës Durrës - Bari, duke përdorur për udhetim një dëshmi aftësie kombëtare irlandeze, një dëshmi aftësie për automjete ndërkombëtare dhe një kartë refugjati në emër te tij, të cilat dyshohet të jenë tërësisht të falsifikuara.
Ai është kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë Kufitare në Terminalin e Pasagjerëve dhe mësohet se ky shtetas ka hyrë në territorin shqiptar në mënyrë të paligjshme, duke kaluar kufirin Greqi-Shqipëri, pa qenë i pajisur me dokumentacionin e nevojshëm për udhëtim.
Pas veprimeve hetimore, shtetasi iranian u transferua për në Qendren e Mbyllur për Trajtimin e Emigrantëve të Parregullt.
Policia kufitare në Portin e Durrësit ka identifikuar dhe arrestuar 9 shtetas kosovarë, të cilët po tentonin të kalonin në mënyrë të paligjshme kufirin shqiptar përdrejt Italisë, duke përdorur dokumente të falsifikuara. Burime nga policia e Durrësit konfirmuan për agjencinë NOA se nëntë të arrestuarit kërkonin të përfitonin nga fluksi i kalimit të automjeteve dhe pasagjerëve dhe të udhëtonin drejt Italisë me dokumente krejt false apo pjesërisht të falsifikuara.
Policia njofton se personat e arrestuar gjatë fundjavës në Portin e Durrësit janë 26 vjeçari Valon Krasniqi, nga Malisheva e Kosovës, i cili kishte falsifikuar një leje qëndrimi zvicerane në pasaportën e tij, 34 vjeçari Driton Veliu, nga fshati Rahovec i Kosovës, i cili po tentonte të kalonte kufirin me një pasaportë kosovare ku kishte një vizë sllovene të falsifikuar, 27 vjeçari Gzim Malsori nga fshati Krushë e Madhe e Komunës Rahovec, 25 vjeçarja Fahrije Buzhala, nga Skënderaj i Kosovës, e cila kishte në pasaportën e saj një vizë gjermane të falsifikuar, 34 vjeçari Semedin Gashi nga Suhareka, 39 vjeçari Trojan Panikaj nga Prizreni, 26 vjeçari Bekim Murtezi nga Ferizaj, 19 vjeçari Driton Hajdaraj nga Gllogovci i Drenicës.
Lidhur me arrestimet në fjalë policia kufitare e Portit të Durrësit pas kryerjes së hetimeve sekuestroi në cilësinë e provës materiale dokumentet e përdorura nga shtetasit e lartpërmendur. Materialet ndaj të nëntë të arrestuarve kosovarë për veprën penale të falsifikimit të dokumenteve dhe kalimit të paligjshem të kufirit shtetëror iu kaluan për ndjekje Prokurorisë së Durrësit.
Policia e Durrësit po ndjek në gjendje të lirë edhe 24 vjeçarin iranian me iniciale F.A, banues në Hauler të Iranit, i cili po tentonte të kalonte kufirin në mënyrë të paligjshme drejt Italisë, me një nga tragetet e linjës Durrës - Bari, duke përdorur për udhetim një dëshmi aftësie kombëtare irlandeze, një dëshmi aftësie për automjete ndërkombëtare dhe një kartë refugjati në emër te tij, të cilat dyshohet të jenë tërësisht të falsifikuara.
Ai është kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë Kufitare në Terminalin e Pasagjerëve dhe mësohet se ky shtetas ka hyrë në territorin shqiptar në mënyrë të paligjshme, duke kaluar kufirin Greqi-Shqipëri, pa qenë i pajisur me dokumentacionin e nevojshëm për udhëtim.
Pas veprimeve hetimore, shtetasi iranian u transferua për në Qendren e Mbyllur për Trajtimin e Emigrantëve të Parregullt.
| < Paraprake | Pasuese > |
|---|
Të reja:
- 24/08/2010 10:46 - Zv/ambasadori Moore: Asnjë vend nuk mund të krahasohet me Kosovën
- 24/08/2010 10:28 - Krerët e shtetit i drejtohen New York-ut për "betejën" e rradhës
- 23/08/2010 16:42 - Dejanoviq, pret që vendet që ishin pro opinionit të Gj.N.D-së, të veprojnë njëjtë në AP të OKB-së
- 23/08/2010 16:26 - Policia e Kosovës mbron nga sot Manastirin e Graçanicës
- 23/08/2010 16:05 - Isa Mustafa kërkon prishjen e koalicionit PDK-LDK, Ramë Manaj i quan deklarata personale
Të vjetra:
- 23/08/2010 15:25 - Jep dorëheqje ambasadori i Kosovës në Tiranë
- 23/08/2010 11:41 - I shtohet edhe për dy muaj paraburgimi Hashim Rexhep-it
- 23/08/2010 10:52 - Shqipëria lobon fuqishëm për sfidimin e rezolutës serbe për Kosovën më 9 shtator
- 23/08/2010 10:35 - Sllovakia kundështon njohjen e saj për Kosovën
- 21/08/2010 10:58 - “Telegrafi”: Haradinaj lirohet të mërkurën
Sonte në KlanKosova
- Konfidencë
-
Pse gjuajm tepi në prrocka lumejsh? Sa është i ndotur ambjenti jone dhe kur do të mbushemi mend?
Këtë mbrëmje në ora 19:40 mysafir në Konfidencë profesori i bujqësië: Xhevdet Elezi. - Zona e Debatit
-
Pas lajmeve qëndrore ju pret emisioni: Zona e Debatit ora 20:45.
Tema e cila do të diskutohet: Kush është tradhëtar e kush është Patriot. - Law&Order
-
Policia kapë një njeri i cili duket të jetë një nga dy njerëzit të përfshirë në një rast përdhunimi, ku viktimë ishte një gazetare e famshme. I dyshuari vendos të hesht dhe te merr një avokat.
Law&Order: Special Victims Unit episodi i ri në ora 23:10.

